1
Dogana + Taksa Vjetore + Sigurim TPL — të gjitha kostot reale të makinës suaj në një vend.
Dogana llogaritet si 20% TVSH mbi vlerën e taksuar. Nëse çmimi juaj është nën pragun minimal të referencës, dogana shqiptare aplikon automatikisht vlerën minimale. Pragu varet nga cilindrata: deri 1400cc = 162,500 ALL, 1401-1900cc = 250,000 ALL, deri në 625,000 ALL për mbi 3000cc.
Formula zyrtare e DPSHTRR: cc × koeficient × tarifë karburanti. Benzina taxohet 10 Lekë/cc, nafta 12.5 Lekë/cc. Koeficienti ndryshon çdo vit bazuar në vjetërsinë e mjetit. Mjetet nën 3 vjeç dhe ato elektrike paguajnë vetëm 200 Lekë tarifë shërbimi.
Nga 1 Janari 2026 hyri në fuqi sistemi Bonus-Malus i AMF-së. Prima bazë rritet sipas fuqisë motorike, moshës dhe zonës. Shoferët pa aksidente marrin bonus 3%, me 1 dëm paguajnë 18% më shumë, me 2+ dëme 39% më shumë.
⚠️ Shifrat e këtij kalkulatori janë orientuese dhe bazohen në legjislacionin aktual shqiptar (2026). Vlerat reale mund të ndryshojnë sipas kompanisë së sigurimit, negociatave doganore dhe rrethanave specifike të mjetit. Për informacion zyrtar drejtohuni te DPSHTRR dhe AMF.
Tani që llogaritët kostot, hidhini një sy njoftimeve tona ose bëhuni pjesë e Autooaz duke shitur mjetin tuaj aktual.